3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zjarret bëjnë bashkë Greqinë dhe Turqinë: Të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me atë turk Mevlüt Tsavousoglou ndalur tek situata e zjarreve që ka përfshirë të dyja vendet.

Tsavousoglou ka shprehur solidaritetin për situatën me të cilën po përballet Greqia.

Mediat greke shkruajnë se dy ministrat kanë treguar gatishmërinë e dy vendeve për të ndihmuar njëri tjetrin pasi të vihen nën kontroll vatrat më problematike që kanë shkaktuar dëme më të mëdha.

Greqia dhe Turqia janë mes dy vendeve më të goditura nga zjarret e përhapur gjerësisht, kryesisht në javën e parë të muajit gusht. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit