18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Aksident i rëndë mes autobusit dhe kamionit në Turqi – nëntë të vdekur dhe 37 të lënduar

Më të lexuarat

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur dhe 37 u plagosën në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrethin Soma, në provincën turke të Manisas.

Autobusi, i cili po lëvizte në linjën Stamboll-Izmir, goditi një kamion që ishte i parkuar në korsinë e djathtë.

Nëntë persona mbetën të vdekur në vendin e përplasjes dhe 37 të lënduar u transportuan në spitale, raporton t24.

Gjashtë prej viktimave ishin ishin pasagjerë gjersa tre prej tyre ishin shoferë të autobusëve

Ndryshe, raportohet se në autobus ishin 50 persona gjersa u morën masa të gjera sigurie për shkak të aksidentit në autostradë.. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit