Të paktën 52 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një spital të Covid në qytetin jugor të Irakut. Pas shpërthimit të zjarrit, kryeministri i vendit Mustafa al-Qadimi mblodhi menjëherë ministrat dhe zyrtarët për të “shqyrtuar shkaqet dhe pasojat e zjarrit”.
Nasiriyah ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas autoriteteve duke kërkuar ndihmë nga mjekët që janë me leje ose kanë dalë në pension. Zjarri shpërtheu në spitalin Al Hussein në Nasiriyah, i cili kishte 70 shtretër, tha zëdhënësi i qeverisë Haidar al-Hamili për AFP.
22 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Iraku ka regjistruar 1.4 milion raste dhe 17,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al