3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Zhvillimi Agjil (I Shkathtë) I Softuerit

Më të lexuarat

Metodat agjile janë metoda rritëse të zhvillimit që përqendrohen në zhvillim të shpejtë, versione të reja të shpeshta të softuerit, zvogëlim të ngarkesës së procesit, dhe prodhim të kodit me cilësi të lartë. Ato e përfshijnë drejtpërdrejt klientin në procesin e zhvillimit.

Vendimi se a të përdoret qasje agjile apo me plan ndaj zhvillimit duhet të varet nga lloji i softuerit që po zhvillohet, kapacitetet e ekipit zhvillues, dhe kultura e kompanisë që e zhvillon sistemin.

Programimi ekstrem (extreme programming) është metodë e mirënjohur agjile që e integron një grup të praktikave të mira të programimit si versionet e shpeshta të reja të softuerit, përmirësimin e vazhdueshëm të softuerit, dhe pjesëmarrjen e klientëve në ekipin e zhvillimit.

Një forcë e veçantë e programimit ekstrem është zhvillimi i testeve të automatizuara para se të krijohet një veçori e programit. Të gjitha testet duhet të ekzekutohen me sukses kur të integrohet një increment (iteracion) në sistem.

Metoda Scrum është metodë agjile që ofron kornizë të menaxhimit të projektit. Ajo përqendrohet rreth një grupi të sprintave, që janë periudha me kohë fikse kur zhvillohet një increment (iteracion). Planifikimi bazohet në prioritizimin e një liste të punëve të pabëra (backlog) dhe zgjedhjen e punëve me prioritetin më të lartë për një sprint.

Shkallëzimi i metodave agjile për sisteme të mëdha është i vështirë. Sistemet e mëdha kanë nevojë për projektim dhe dokumentim që në fillim. Integrimi i vazhdueshëm është praktikisht i pamundur kur ka disa ekipe të ndara të zhvillimit që punojnë në një projekt.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit