22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

GJND-ja do të hetojë pretendimet për krime gjatë agresionit rus në Ukrainë

Më të lexuarat

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të hap hetimet mbi pretendimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e mjaftueshme të besohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që janë kryer në Ukrainë”, tha Karim AA Khan, prokuror në GJND, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi im është që të kryhen hetime mbi pretendimet për krime që mund të jenë kryer në konfliktin e zhvilluar në territorin e Ukrainës”, tha ndër tjera Khan.

Kujtojmë që Ukraina i kishte bërë thirrje GJND-së që të fillojë hetimet ndaj Rusisë dhe Putinit, për krimet e kryera në Ukrainë gjatë këtyre pesë ditëve të agresionit në territorin e Ukrainës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit