-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zhgënjimi i këtij shqiptari të Luginës me Shqipërinë e Enver Hoxhës

Më të lexuarat

Fenomeni pak i trajtuar i pas ’90-ës me të përmalluarit për shtetin amë

I rradhës që ka rrëfyer zhgënjimin e tij të saposhkeljes në Shqipëri prej shqiptarëve jashtë kufijve të saj shtetërorë, pra pas viteve ’90-të, është Muharrem Saliu, një sipërmarrës në Itali që po kandidon si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Me origjinë nga Lugina, ai rrëfeu në “Opinion” se si ishte për të kontakti i parë me tokën amë në 1993-shin.

“Isha rritur me ëndrrën e Shqipërisë që do na shpëtonte nga gjithkush dhe kur zbrita në aeroport ishin pllakat e aeroportit të mëdhaja sa një tavolinë dhe të larguara nga njëra-tjetra me disa centimetra…”, tha ai, duke shtuar se “dëshira për ta vizituar dhe për ta prekur tokën shqiptare ishte më e madhe se shoku”.

Për të, Shqipëria ishte ndryshe nga perceptimi i krijuar, ishte “shumë e varfër”, sicc tha ai.

Edhe është ky një ndër fenomenet e pas ‘90-ës me të gjithë ata shqiptarë në rajon, të cilët nën afshin e mallit për shtetin amë, vinin ta vizitonin me bindjen se do gjenin aty “kopshtin me lule” të Enver Hoxhës, një realitet virtual që kishin në kokën e tyre sa nga propaganda komuniste e sa nga atdhetaria e tyre në një jetë mes presionit politiko-kulturor sllav.

Dhe kur preknin realitetin sapo kalonin kufirin e vinin në Shqipërinë e tyre të munguar e ëndërruar, përballja me një mizerabilitet që as që e kishin imagjinuar ishte për ta vërtet shokuese, duke nisur që nga infrastruktura e vijuar me aspekte të tjera të varfërisë së thellë materiale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit