27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Zgjedhjet 2016: Deri në ora 10 jehona e votuesve 9.4 përqind

Më të lexuarat

Siç informoi KSHZ, kjo përqindje është nga 95.09 përqind të vendeve të votimit të përpunuara nga tërë territori i Maqedonisë.

Jehona e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë deri në orën 10:00 është 9.4 përqind, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në konferencën e parë për mediat, nga gjithsej tre sa do të ketë gjatë ditës së sotme në të cilat do të informojnë për daljen e votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informoi KSHZ, kjo përqindje është nga 95.09 përqind të qendrave të votimit të përpunuara nga tërë territori i Maqedonisë. Në zonën numër 1 deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 11.05 përqind, në zonën numër 2 është 9.7 përqind, në zonën numër 3 është 11.36 pëqind, në zonën numër 4 është 11.29 pëqind, në zonën numër 5 është 9.05 përqind, si dhe në zonën numër 6 numri i votuesve deri më tani është 5.1 përqind.

“Deri më tani nuk kemi informacione për parregullsi në tërë territorin e Maqedonisë. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe votimi zhvillohet në mënyrë të qetë në të gjitha qendrat e votimit”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Në lidhje me votimet e diasporës dhe të sëmurëve, Çiçakovski tha se të dhënat ende janë duke u përpunuar.

MOST: Shënohen parregullsi dhe jehonë e dobët e votuesve

Asociacioni qytetar MOST përmes vëzhguesve të saj ka regjistruar disa parregullsi dhe jehonë të ulët në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

Kryetari i Asociacionit MOST Darko Aleksov njoftoi se sipas të dhënave të PVT programit (rinumërim paralel të votave) jehona e votuesve në njësinë zgjedhore 1 deri në ora 9 është 6.15 përqind, deri në ora 10 është 11.32 për qind.

Në njësinë zgjedhore 2 deri në ora 9 është 5.46 përqind, deri në ora 10 është 9.75 për qind. Në njësinë zgjedhore 3 deri në ora 9 është 6.78 përqind, deri në ora 10 është 11.79 përqind. Në njësinë zgjedhore 4 deri në ora 9 është 6.34 përqind, deri në ora 10 është 11.84 për qind. Në njësinë zgjedhore 5 deri në ora 9 është 5.30 përqind, deri në ora 10 është 9.61 përqind. Në njësinë zgjedhore 6 deri në ora 9 është 3.22 përqind, deri në ora 10 është 5.7 përqind.

Sipas tij, nga informacionet e vërtetuara të marra nga vëzhguesit janë regjistruar një sërë parregullsish edhe atë në vendvotimin 1778, komuna Novo Sellë, një person ka agjituar para vendvotimit. Ka ardhur policia ta arrestojë, por personi ka ikur. Para Shkollës fillore “Dimitar Vllahov” në komunën e Shtipit janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët i evidentojnë votuesit që hyjnë në objekt.

Nga MOST-i thonë se në vendvotimin 1849, komuna e Strugës, një votues ka votuar dhe sërish është kthyer në vendvotim për të votuar për së dyti. Këshilli zgjedhor nuk e ka lejuar të votojë, me ç’rast është thirrë policia dhe personi është larguar nga vendvotimi.

Në vendvotimin 2557, komuna Gjorqe Petrov, një votues ka votuar me kamerë të lëshuar nga telefoni cellular. Pas kontrollit nga Këshilli zgjedhor në telefon nuk është gjetur fotografi, ndaj rasti është trajtuar si tentim për fotografim.

Në vendvotimin 0281, në komunën e Vallandovës, një votues ka fotografuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor ka thirrë policinë pas çka votuesi është larguar nga vendvotimi, ndërsa fotografia është fshirë.

Në vendvotimin 1219, në komunën e Negotinës një votues publikisht ka treguar se për kë ka votuar. Në vendvotimin 0624, në komunën e Demir Hisarit një anëtar i Këshillit zgjedhor i cili voton në vendin e njëjtë, publikisht para të gjithëve ka deklaruar për kë do të votojë dhe ka votuar në tavolinën para anëtarëve tjerë të këshillit zgjedhor.

Në vendvotimin 1580/1 për të cilin u lajmërua parakisht, Këshilli zgjedhor vazhdon me tolerimin e fotografimit të fletëvotimeve.

Lidhur me rastin e fotografimit të fletëvotimit në vendvotimin 2556, po ashtu nga konferenca e mëparshme për media, siç lajmëruan nga MOST, fletëvotimi është mënjanuar dhe do të llogaritet e pavlefshme.

Asociacioni qytetar MOST i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare me më shumë se 3.000 vëzhgues.

Në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare marrin pjesë 11 subjekte politike prej të cilave gjashtë parti politike dhe pesë koalicione, me 58 lista dhe me 1.092 kandidatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit