17 C
Pristina
Friday, June 14, 2024

Soylu: Rritet në 38 numri i dëshmorëve si pasojë e sulmit

Më të lexuarat

“Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të egër të djeshëm”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka deklaruar se “Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të egër të djeshëm. Prej këtyre, 30 janë nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë, shtatë civilë dhe njëri ende nuk është identifikuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu mori pjesë në ceremoninë mortore në kampusin e Policisë së Stambollit në Bulevardin Vatan për policët e rënë dëshmorë si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi në Stamboll gjatë ditës së djeshme.

Në deklaratën e tij për mediat, Soylu theksoi se kanë ardhur për t’i ndarë informacionet e fundit me opinionin dhe se është organizuar ceremoni mortore për pesë policë dëshmorë. “Sipas të dhënave të fundit që morëm, është rritur në 38 numri i bijve tanë që ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të egër të djeshëm. Prej këtyre, 30 janë nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë, shtatë civilë dhe njëri ende nuk është identifikuar. Kemi 136 bashkëvendas që janë nën mbikëqyrje mjekësore, 14 nën kujdes intensiv, ndërsa pesë në operacion. Në trajtim mjekësor në spitale kemi gjithsej 155 bashkëvendas që u ballafaquan me këtë incident dhe për të cilët lutemi që të shërohen”, tha më tej Soylu.

13 persona të arrestuar

Soylu njoftoi se deri më tani janë arrestuar 13 persona. “Këtë mëngjes përmes mediumeve informoi edhe zv/kryeministri. Vlerësimet e bëra si përgjegjëse tregojnë PKK-në. Autoritetet tona posedojnë kornizën në lidhje me atë se si është planifikuar sulmi, kur dhe si është realizuar, megjithatë, nuk do të japim vlerësime të shumta në lidhje me këtë, me qëllim që hetimi dhe operacioni të vazhdojnë në mënyrë të rregullt”, u shpreh Soylu.

Duke i shprehur ngushëllime popullit turk, Soylu tha se “Natyrisht që këto sulme mizore dhe të poshtra na lëndojnë thellësisht. Ato i shkaktojnë dhimbje familjeve dhe popullit, por përgjegjësia jonë është të konsolidohemi dhe të bashkohhemi dhe në të njëjtën kohë ta eliminojmë përgjithmonë këtë poshtërsi nga vendi ynë. Këto sulme të poshtra nuk na demoralizojnë. Përkundrazi, ato na konsolidojnë edhe më shumë dhe na stimulojnë një nga një t’i bëjmë gjërat që duhet”.

Pas një pyetjeje të parashtruar, ministri Soylu tha se PKK, DEASH dhe FETO e përdorin Turqinë si vend shënjestre. Sipas tij, të gjithë, me në krye forcat e sigurisë, janë duke punuar për të marrë masa 24 orë, për të siguruar qetësi dhe siguri për qytetarët, për t’i vlerësuar në nivelin më të lartë informacionet e siguruara dhe që populli dhe shteti të mos ndikohet negativisht.

“DEASH, PKK dhe FETO, veçanërisht në periudhën në të cilën ndodhemi, përpiqen ta prishin qetësinë dhe rrugën e drejtë të Turqisë. Në lidhje me këtë, çdo ditë pranojmë informacione kundërzbuluese dhe në këtë drejtim marrim qindra masa parandaluese. Këto që po i shihni janë një pjesë e masave. Deri më tani kaq kam për të dhënë informacione”, tha Soylu.

“Punonjësit shëndetësorë treguan përpjekje të lartë”

Ministri turk i Shëndetësisë Recep Akdağ, nga ana tjetër, falënderoi tërë punonjësit e shëndetësisë që treguan përpjekje të lartë në transferimin e të plagosurve në spitale nga vendi i ngjarjes dhe trajtimin e tyre në spitale.

Duke nënvizuar se personelet mjekësore kanë bërë punën e duhur në mënyrë të përkryer, Akdağ u shpreh se “Mund ta përsëris atë që tha ministri. Në spitale kemi 155 të plagosur. Prej këtyre, 14 janë nën kujdes intensiv, ndërsa pesë në operacion. Kohë pas kohe kemi vëllezër që dalin nga operacioni dhe kalojnë në kujdes intensiv, ose nga kujdesi intensiv në operacion”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit