12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zekati për prodhimet bujqësore dhe frutat

Më të lexuarat

1- Nisabi për prodhime bujqësore dhe fruta është baraz me 653 kilogramë. Nuk merret parasysh viti i Zekatit (el-Haul) sepse këtu ka rëndësi korrja. Norma e aplikueshme e Zekatit është një e dhjeta (10%) për prodhimin e tokave pa ujitje me makineri të siguruar nga pronari (psh. ujitje natyrore me shi), gjysma e së dhjetës (5%) për prodhimin e tokave të ujitura me makineri, dhe tre të katërtat e së dhjetës (7.5%) për prodhimin e tokave të ujitura pjesërisht me makineri.

2- Në llogaritjen e Nisabit mund të mblidhen produkte të ndryshme, si p.sh. llojet e ndryshme të të njëjtit varietet drithi ose frutash. Në të kundërt, varietetet tjera të produkteve ose frutave nuk mund të mblidhen së bashku. Prandaj, çdo varietet prodhimi ose fruti duhet të ketë Nisabin e tij të veçantë. Nuk ka efekt kur prodhimet bujqësore ose frutat në pronësi të të njëjtit Institucion ose kompani gjenden në vende të ndryshme gjeografike.

3- Lejohet miratimi i vlerësimit nga ekspertët kur të korrat dhe frutat janë të pjekura. Një e katërta ose një e treta mund të zbritet dhe t’i lihet pronarit, dhe pjesa tjetër i nënshtrohet zekatit bazuar në vlerësimin nga ekspertët pasi produkti të jetë tharë. Zekati mund të paguhet edhe në vlerë.

4- Punimet në progres (ndërtimet) që kanë të bëjnë me bujqësinë nuk janë pjesë e aseteve të zekatit.

5- Kërkesat e prodhimit si plehrat dhe insekticidet nuk bëjnë pjesë në asete të zekatit dhe nuk ka nevojë të zbriten nga asetet e Zekatit, përveç nëse janë marrë përmes borxhit.

6- Materialet e ambalazhimit dhe paketimit nuk bëjnë pjesë në asete të zekatit.

7- Shpenzimet e ujitjes, përgatitjes së tokës, së kanaleve të ujitjes dhe të dheut nuk nuk bëjnë pjesë në asete të Zekatit.

8- Shpenzimet e dorëzimit për përfituesit zbriten nga asetet e Zekatit.

9- Zekati për produktet e tokës bujqësore me qira duhet të paguhet nga qiramarrësi. Në rastin e punimit të tokës përgjysmë pronar-punëmarrës (Muzareah), ujitjes dhe mbarëvajtjes nga punëmarrësi (Musakah), mbjelljes së pemëve nga punëmarrësi (Mugareseh), Zekati paguhet nga të dy palët në mënyrë proporcionale.

10- Subvencionet dhe koncesionet në lidhje me bujqësinë: Subvencionet në para përfshihen në bazën e Zekatit si pjesë e aseteve likuide, ndërsa toka dhe pajisjet pa pagesë nuk përfshihen në bazën e Zekatit.

(vazhdon)

Burimi: El-Meajir esh-Sherijjeh (Standardet Sheriatike)

Përshtatje nga arabishtja: Rijad Misini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit