0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

ZEKATI (I) – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Për obligueshmërinë e tij kanë ardhur argumente të qarta nga Kur’ani, Suneti i të Dërguarit (salaAllahu alejhi ve selem) dhe koncenzusit të besimtarëve dhe ai i cili e mohon atë bën kufër dhe del nga feja Islame.
Nëse dikush bëhet koprrac dhe nuk e jep apo nuk e jep të tërën ashtu siç kërkohet, atëherë ky person është gabimtarë dhe meriton dënimin e All-llahut.
Thotë Allahu i Madhëruar:
((ولا يحسبن الذين يبخلون بما ءاتاهم الله من فضله هو خيراً لهم بل هو شر لهم سيطوقون ما بخلوا به يوم القيامة ولله ميراث السموات والأرض والله بما تعملون خبير))
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni (Al-Imran 180).

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salaAllahu alejhi ve selem) ka thënë: Kujt t’i jep Allahu i Madhëruar pasuri, kurse ai nga ajo pasuri nuk jep zekat, kjo pasuri atij do t’i shndërrohet në gjarpër helmues, koka e të cilit është e zhveshur me dy njolla të zeza. Ai do t’i varet rreth qafës në Ditën e Kijametit, do ta kafshojë për nofullën e poshtme dhe do t’i thotë: – Unë jam pasuria yte, unë jam thesari yt!.” (Buhariu).
Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata që grumbullojnë arë dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut,  paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesarët e mbledhur) do të digjen në zjarrin e xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!” (Teube:34).

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi (salaAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka ndonjë pronar ari apo argjendi, i cili nuk e jep zekatin për to,  e që në Ditën e Gjykimit nuk do të ketë pllakë të zjarrtë, e cila do të nxefet në zjarrin e xhehenemit dhe e cila do t’ia djegë anët, ballin dhe shpinën e tij. Sa herë të ftohen (këto pjesë), sërish do t’i digjen, në ditë e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet, pastaj do ta sheh rrugën e tij, ose ne xhenet ose në zjarr”. (Muslimi)

Zekati ka dobi të shumta fetare, edukative dhe shoqërore, ndërsa ne do ti përmendim disa:

Dobitë Fetare:
1- Është zbatim i një shtylle nga shtyllat e Islamit, ku buron lumturija e robit të Allahut në dunja dhe Ahiret
2- Dhënia e Zekatit e afron robin te Krijuesi dhe ia shton imanin e tij, ashtu siç ndikojnë edhe adhurimet tjera.
3- Shpërblimi i madh i cili arritet me dhënien e zekatit.
Thotë Allahu i Madhëruar:         ((يمحق الله الربا ويربي الصدقات))
“All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën  (El-Bekare: 276).
Thotë Allahu i Madhëruar:
((وما ءاتيتم من ربا ليربوا في أموال الناس فلا يربوا عند الله وما ءاتيتم من زكاة تريدون وجه الله فأولئك هم المضعفون))
“Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).” (Rum:39).
Nga Ebu Hurejre se Muhamedi (salaAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Kush jep sadaka, qoftë edhe sa madhësia e një hurme, prej fitimit të këndshëm (hallall), kurse Allahu nuk pranon veçse të këndshmen. Allahu e pranon atë me dorën e djathtë e pastaj e shton atë derisa ajo të bëhet sa mali.”(Buhariu).
4- Allahu me dhënien e Zekatit ia shlyen robit mëkatet, siç është transmetuar nga Muhamedi (salaAllahu alejhi ve selem): “Lëmosha i shlyen mëkatet ashtu siç e shuan uji zjarrin.” (Tirmidhiu).
Lëmosha në hadith ka për qëllim Zekatin por edhe lëmoshën vullnetare.

PDobitë edukative:
1- Dhënësi i Zekatit u bashkangjitet grupit të bujarëve dhe fisnikëve
2- Dhënësi i Zekatit do të jetë i mëshirshëm dhe i butë me vëllezërit e tij, “Mëshiruesit me të vërtetë i mëshiron Allahu” (EbuDavudi, Tirmidhiu).
3- Është dëshmuar se flijimi me trup dhe pasuri për ndihmën e muslimanëve zgjeron gjoksin, qetëson shpirtin dhe njëkohësisht e bën që njeriu të jetë i dashur, mvarësisht nga ajo që e jep për vëllezërit e tij.
4- Zekati largon njeriun nga koprracia, Thotë Allahu i Madhëruar:
((خذ من أموالهم صدقة تطهرهم وتزكيهم بها))
“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…” (Teube:103).

Dobitë Shoqërore

1- Plotësimi i nevojave të skamnorëve të cilët në shumë vende përbëjnë pjesën dërmuese të popullatës.
2- Zekati i përforcon besimtarët dhe ua ngrit atyre vlerën dhe mu për këtë, njëra nga grupet të cilëve lejohet që tu jepet Zekati janë luftëtarët në rrugën e Allahut, siç do ta përmendim në vijim.
3- Zekati i largon urrejtjet dhe paragjykimet të cilat mund të paraqiten tek skamnorët dhe nevojtarët, sepse kur ata shohin kënaqësitë që i kënaqin të pasurit nga pasurija e tyre, ndërsa këta nuk përfitojnë asgjë nga ajo, mund të ndodhë që tek ata të paraqitet urrejtje dhe armiqësi ndaj të pasurve, sepse ata nuk janë kujdesur për të drejtat e nevojtarëve. Kështu që nëse të pasurit ua përcaktojnë një pasuri atyre dhe ua jepin në kohën e dhënijes së Zekatit, atëherë do të largohen këta paragjykime, urrejtje dhe do të mbizotron dashurija dhe mirkuptimi.

4- Zekati është shtim i pasurisë dhe bereqetit të saj, siç ka ardhur në hadith të Muhamedit (salaAllahu alejhi ve selem) ku thotë: “Nuk do të pakësohet pasurija me lëmoshë” (Muslimi).

5- Në Zekat ka zgjërim të rrethit të shpenzimit të pasurisë, nëse shpenzohet diçka prej saj zgjërohet rrethi i saj dhe përfitojnë nga ajo një numër më i madh njerëzish, gjë që nuk ndodhë sikur të pasurit të mos kujdeseshin për të varfërit.

Nga dobitë që përmendëm na bëhet e qartë se Zekati është çështje e domosdoshme për rregullimin e njeriut dhe shoqërisë. I lartësuar qoftë Allahu i Gjithëditur.

Përktheu dhe përshtati: Senad Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit