3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zbulimi fantastik: ja ç’do e zëvëndësojë plastikën në të ardhmen

Më të lexuarat

Një studim shkencor në natyrë gjeti zëvendësuesin e përsosur të ndotësit të madh

Një studim i ri shkencor ka zbuluar një zëvendësues të plastikës në një bimë që është përdorur për të ndezur zjarre për qindra vjet.

Kërpudha Fomes Fomentarius, e njohur si kërpudhat Tinder, rritet në trungjet e pemëve të kalbura. Njerëzit e kanë përdorur atë për qindra vjet për të lehtësuar zjarret, dhe tani ajo mund të zëvendësojë plastikën.

Konkretisht, një studim shkencor i një grupi ndërkombëtar studiuesish gjeti disa gjëra interesante në lidhje me strukturën e kësaj bime. Disa pjesë kanë forcën e kompensatës ose lëkurës dhe janë më të lehta në peshë.

Studimi vazhdon duke thënë se potenciali i kësaj bime është i pakufizuar. Duhet shtuar se, pavarësisht nga potenciali, duhet ende kohë që këto materiale të izolohen dhe të rriten në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e bimës.

Një problem i mundshëm qëndron në faktin se kësaj bime i duhen shtatë deri në dhjetë vjet në natyrë për t’u rritur dhe zhvilluar pjesë të përdorshme.

Megjithatë, hapat e rëndësishëm përpara në bioteknologji na japin shpresë se do të jetë e mundur të zhvillohet shumë më shpejt në kushte laboratorike, shkruan CNN. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit