11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

NUK E DËGJUAN ROBIN E ZOTIT..

Më të lexuarat

Katër vjet më parë presidenti i Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan iu drejtua popullatës që jetonte në zonat me rrezik të lartë të tërmetit në Jug të Turqisë.
“ Banesat që keni sot, janë shumë të vjetra dhe nuk mund ti rezistojnë një tërmeti të fuqishëm që pritet të ndodhë. Për këtë arsye qeveria ka ndërtuar për ju banesa të këndshme dhe të rehatshme në Stamboll. Duhet të transferoheni këtu. Sepse ato janë zona shumë të rrezikshme tërmeti. Mos e dhashtë Zoti, por nëse ndodh ajo që i frikësohemi, kush do të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura?” tha Erdogan..
Mirpo atë kohë opozita me në krye znj. Meral Akshenar bëri namin dhe akuzoi qeverinë se don të marrë pronat e qytetarëve të saj. Edhe pse qeveria kishte garantuar secilin që do të transferohej nga banesa e tij dy katëshe, me dy banesa në Stamboll. Pikërisht në lagjen Esenler.
Atë kohë ndodhën përplasje të mëdha mes policisë pronarëve të banesave të nxitura nga opozita turke. Para katër vitesh pati shumë kontestime në Hatay, dhe në shumë zona të tjera, pikërisht në rajonin ku ndodhi katastrofa e para tre javëve.
Ajo që i druhej Erdogan, ndodhi. Sepse ata nuk e dëgjuan presidentin e tyre. Por dëgjuan mashtrimet e Opozitës e cila sot, hesht para kësaj përgjegjësie.
A do të ketë ndonjëherë përgjegjës për këto humbje jetësh nga Tërmeti i fundit?

https://youtu.be/YayzKQ2uHAI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit