Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për gazetën irlandeze “Irish Times” paralajmëron se hapat e gabuar “mund të ndezin zjarr në shtet”, në kushte të protestave të rrugës dhe qorrsokakut, i cili i shkatërron shpresat për fund të krizës politike, transmeton Portalb.
Ai gjithashtu shton se ai dhe partitë shqiptare në Maqedoni, mund të bëjnë përpjekje që të formojnë Qeveri pa miratimin e Gjorge Ivanovit, i cili refuzoi t’ua japë mandatin, pasi që sipas tij “rrezikohet sovraniteti dhe unitariteti në shtet”.
“Në çdo shtet normal, ku presidenti ka vetëm pushtet ceremonial, do të duhej t’ua jepte mandatin për formim të Qeverisë të gjitha atyre që sigurojnë shumicë. Presidenti përdori arsyetime qesharake që të mos na e japë mandatin. Ajo është situatë e papranueshme. Ne do të donim miratim prej presidentit, por ajo nuk ka kuptim thelbësor. Ajo është traditë e bukur, që ta pyesësh babain e nuses për dorën e saj, por nëse ai nuk e jep, atëherë mund të martoheni”, tha ai.
Zaev gjithashtu tha se “frikësohet se qëllimi i miqve të Rusisë të cilët ndodhen në Maqedoni nuk janë të mira dhe se deklarata e fundit e Rusisë tregon se ata përkrahin ata”.