1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ymeri thotë se nuk ka më opozitë të bashkuar

Më të lexuarat

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka dhënë fund debatit se a ka më opozitë të bashkuar, duke thënë se prej sot nuk ka bashkëpunim në mes tri partive opozitare.

Ymeri tha se AAK e Nisma kanë vendosur që tash e tutje kundërshtimin e tyre ta vazhdojnë pa Vetëvendosjen. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të sotëm të kryetarëve të tri partive opozitare.

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK-së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri në televizionin “21”.

Ai ka ripërsëritur se nuk do t’i bashkohen protestës së 14 majit të thirrur nga AAK-ja, nëse nuk ka ndodhë dakordim të ri. “Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit