2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Yildirim: Objektivi i eksportit në 2018-të është 170 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se në vitin 2018-të synojnë të realizojnë objektivin e 170 miliardë dollarëve në eksport.

 

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se në vitin 2018-të synojnë të realizojnë objektivin e 170 miliardë dollarëve në eksport.

Kryeministri turk theksoi se në 15 vitet e fundit, vitin e dytë më të mirë në eksport e arritën këtë vit dhe shtoi: “Duke tejkaluar 157 miliardë dollarë eksport shënuam një rekord. Për vitin 2018 i vunë vetes objektivin e 170 miliardë dollarëve, shpresojmë që të realizojmë edhe këtë objektiv”.

Në fjalimin e mbajtur në kongresin e 6-të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK në Kërshehir (Kırşehir) Kryeministri Jëlldrëm tha se falë punës së bërë, ekonomia e Turqisë është rritur trefish.

“Të ardhurat kombëtare për person nga 3 mijë dollarë u rritën në 11 mijë dollarë” tha Jëlldërëm dhe shtoi: “Nuk mjaftohen me prishjen e qetësisë së vendeve në rajonin tonë por mundohen të krijojnë edhe fusha të tjera me probleme të reja. Ne nuk duam që të bie zjarr në asnjë hapësirë gjeografike të zemrës sonë. Një zjarr që bie tek ata është një zjarr që bie në zemrën tonë. Për fat të keq ka nga ata që i kanë ngulur sytë hapësirës sonë gjeografike. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ne kërkojmë nga populli i Iranit që të jenë të zgjuar veçanërisht kundër këtyre lojërave. Për ne stabiliteti dhe paqja e Iranit është e rëndësishme. Ne nuk mund të lejojmë dhe tolerojmë kurrë ndërhyrjen nga jashtë për prishjen e qetësisë së Iranit. Për këtë arsye presim që fqinji ynë ti kthehet sa më parë stabiliteti dhe qetësia. Turqia është një vend që sa përpiqet të mbrojë drejtësinë e saj aq përpiqet edhe për drejtësinë e fqinjit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit