13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Erdoan: Do të shkojmë më shpesh në Afrikë, Evropë dhe Azinë Qendrore

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), tha se gjatë vitit 2018 do të rriten vizitat në Afrikë dhe do të përqendrohen udhëtimet jashtë shtetit në drejtim të Evropës dhe Azisë Qendrore.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), tha se gjatë vitit 2018 do të rriten vizitat në Afrikë dhe do të përqendrohen udhëtimet jashtë shtetit në drejtim të Evropës dhe Azisë Qendrore.

Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit nga Franca, vizita e parë jashtë shtetit e vitit 2018.

“Vizitën e parë jashtë shtetit për vitin 2018 e kryem në Francë. Në muajt në vijim, duke marrë parasysh edhe kushtet e motit në udhëtimet tona jashtë shtetit, do të rrisim vizitat në Afrikë. Ndërkaq kërkojmë që në vitin 2018 të përqendrohemi edhe në udhëtimet në Evropë dhe Azinë Qendrore. Me të nderuarin Macron shqyrtuam marrëdhëniet dypalëshe, temat rajonale, marrëdhëniet Turqi-BE. Nënshkruam edhe disa marrëveshje. Një prej tyre ishte edhe marrëveshja e Linjave Ajrore Turke, THY dhe Airbus. Linjat Ajrore Turke preferuan Airbus për një pjesë të avionëve me hapësirë të gjerë. Kompania do të blejë nga këta avionë dhe do të fillojë marrin e tyre në dorëzim në vitin 2019. Krahas këtyre u siguruan marrëveshje të ROKETSAN dhe ASELSAN me EUROSAM. Sigurisht që hapi i hedhur me EUROSAM nuk përfshin vetëm Francën por është një marrëveshje e rëndësishme që përfshin edhe Italinë. Ky është një hap që do të na bëjë më të fuqishëm në fushën e sistemeve të mbrojtjes. Objektivi ynë është që të rrisim vëllimin tonë tregtar me Francën nga 13,5 miliardë euro në 20 miliardë euro. Ky ishte një objektiv i përcaktuar në periudhën e Sarkozy-t por nuk u realizua, të cilin kërkojmë ta realizojmë në këtë periudhë” tha Presidenti Erdoan.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës në Paris priti bordin drejtues të Këshillit Islam të Francës dhe bordi i shprehu kënaqësinë nga nismat në lidhje me Jerusalemin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron qëndruan me insistim mbi çështjen Izrael-Palestinë.

“Ne shqyrtuam me të zhvillimet në Siri. Mendimet tona në këtë çështje përputhen. Së bashku me këto kishte divergjenca nga aspekti i proceseve në Soçi dhe Astana. Pas takimeve dypalëshe vumë re se në këto pika pati zbutje dhe në lidhje me këtë çështje Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë vëzhgues në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Atje është edhe Jordania edhe Libani. Atje nuk është vetëm Rusia, Irani dhe Turqia. Janë edhe këto vende. Pas kësaj pashë se në etapën e dytë kishte ndryshuar ky mendim” tha kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan në lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK dhe organizatën terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY), tha: “Unë bisedova me Presidentin e Francës në lidhje me luftën kundër PKK-së dhe strukturën FETO/PDY. Unë i dorëzova atij dokumentet të përkthyera në frëngjisht që përmbajnë emrat e shoqatave. Unë i thashë: ’kërkojmë që ti ndiqni ata ndërkohë që edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë’. Ai tha: ‘Unë jam në të njëjtin vend me ju në lidhje me luftën kundër terrorizmit; edhe unë do të jap të njëjtën vendosmëri në luftën kundër terrorit. Dëshira ime është që të kapim mundësinë të luftojmë së bashku (kundër terrorit)”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit