4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yildirim: Evropa tani bën politikë sipas Turqisë

Më të lexuarat

Kryeministri Yildirim preku në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Holandë dhe shtoi se Turqia ka influencuar në këto zgjedhje.

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se edhe Evropa tani është duke bërë politikë sipas Turqisë.

Në fjalimin e tij drejtuar banorëve të qytetit Çankiri, Kryeministri Yildirim preku në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Holandë dhe shtoi se Turqia ka influencuar në këto zgjedhje.

“Turqia edhe për një kohë frenoi racizmin në Evropë. Por, të dini që këto politika armiqësore, armiqësia ndaj islamit dhe turqve, frika nga islami nuk do të ju shpien në rezultat të drejtë”, deklaroi Yildirim.

Duke e bërë të ditur se disa vende pretendojnë se mbrojnë qëndrimin e “vlerave evropiane, lirive, të drejtave të njeriut”, por fytyra e tyre e vërtetë u pa gjatë kësaj jave, Kryeministri Yildirim tha: “Të gjithë së bashku kemi parë se si Gjermania, Holanda, Zvicra u bënë diktatorë kur bëhet fjalë për Turqinë? Atje është e lejuar të thuash ‘jo’, ndërsa është e ndaluar të thuash ‘po’. Dhe kjo është ajo sa kuptojnë ata nga liria e mendimit, liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Kryeminsitri Yildirim paralajmëroi edhe vendet Evropiane duke thënë: “Ne mbajtëm shënim të gjitha këto që bëtë ju. Jemi përgjigjur në mënyrë të duhur në kohë të duhur dhe do të vazhdojmë të kundërpërgjigjemi”.

Yildirim preku edhe në luftën kundër terrorit ndërsa vuri në dukje edhe vendosmërinë në këtë çështje.

“Ne do të shkojmë aty ku është terrorit, qoftë brenda, qoftë jashtë vendit. Do t’ua përmbysim strofullat në kokë. Ashtu siç e kemi asgjësuar organizatën terroriste DAESH me operacionin Mburoja e Eufratit, ashtu do të shkatërrojmë edhe të tjerët”, deklaroi Kryeministri Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit