23 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

BE-ja në panik nga sfida e Turqisë: Respektojmë marrëveshjen për refugjatët

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, deklaroi të mërkurën se Brukseli respekton dhe i qëndron besnik Marrëveshjen e Ripranimit të Refugjatëve, nënshkruar më 18 mars 2016 ndërmjet Turqisë dhe BE-së…

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, deklaroi të mërkurën se Brukseli respekton dhe i qëndron besnik Marrëveshjen e Ripranimit të Refugjatëve, nënshkruar më 18 mars 2016 ndërmjet Turqisë dhe BE-së.

“Respektojmë marrëveshjen Turqi-Bashkimi Evropian. Kjo është një marrëveshje besimi dhe dorëzimi reciprok. Presim që të dyja palët të përmbushin angazhimet e tyre”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit Schinas në lidhje me çështjen.

Spikat fakti që kjo deklaratë e Komisionit Evropian ka ardhur vetëm pak orë pasi ministri turk i Punëve të Bashkimit Evropian, Omer Çelik, tha se ka ardhur koha për rishikimin e Marrëveshjes së Ripranimit.

“Në një kohë që Turqia ka bërë çdo gjë, që i takon asaj lidhur me Marrëveshjen e Ripranimit të Refugjatëve, BE-ja nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra. Turqia mund ta rishikojë këtë marrëveshje kur të dojë dhe si të dojë. Madje ka ardhur edhe koha për ta bërë një gjë të tillë”, theksoi Omer Çelik në një intervistë për “Reuters” duke shtuar që s’beson të ketë më ndonjë arsye për ta vazhduar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Pasi rikujtoi se Marrëveshja e Ripranimit të Refugjatëve, liberalizimi i vizave (për qytetarët turq në hapësirën Schengen) dhe ndihma financiare prej 3 miliardë eurosh në funksion të refugjatëve në Turqi janë një paketë e vetme, negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin nënvizoi se pala evropiane nuk e ka respektuar akordin në fjalë, rrjedhimisht as Turqia nuk ka më përgjegjësi karshi BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit