-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Xhamitë në Angli i hapin dyert për jomuslimanët

Më të lexuarat

Më shumë se 150 xhami anë e mbanë Anglisë do të jenë të hapura për jomuslimanët që ti vizitojnë ato për fundjavë, në mënyrë që të kenë një të kuptuar më të mirë të Islamit dhe të bëjnë pyetje të ndryshme rreth fesë.

5314

Qindra njerëz priten të marrin pjesë në tre vjetorin e këtij organizimi “Vizito xhaminë time” që është të Dielën, duke qenë ajo që njihet si “Open day” apo “Dita e hapur”. Shumica e xhamive të hapura do të jenë në vende ku ka musliman me shumicë por po ashtu edhe ato xhamitë e vogla janë të hapura për vizita.

Në xhami gjatë kësaj dite do të shpjegohen bazamentet e fesë Islame, ritualet e adhurimit dhe ndikimin e fesë në jetën e përditshme, po ashtu do të shfaqen edhe projektet sociale ku xhamitë janë të përfshira, si shpërndarja e ushqimit, ndihma e të pastrehëve dhe refugjatët. Dhënia e zekatit është një nga 5 shtyllat e Islamit, dhe vitin e kaluar Muslimanët e Britanisë kanë dhënë 100 milion£ bamirësi vetëm gjatë muajit të Ramazanit, pa e llogaritur se sa kanë dhënë gjatë tërë vitit.4601

Dita e hapur, për vizitën e xhamive vjen pas ndalimit që ka bërë Trump për hyrjen e muslimanëve në SHBA dhe pas sulmit në xhami që ndodhi në Kubek. Besimtarët presin se do të marrin përkrahje të madhe pas rritjes enorme të Islamofobisë./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit