10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

SHBA, një gjykatës pezullon dekretin e Trump për emigrantët

Më të lexuarat

Ndalim i përkohshëm për “Muslim Ban”, dekreti ekzekutiv i presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve të ardhur nga shtatë vende me origjinë myslimane. Pezullimi i vendimit vjen nga gjykatësi i Siatëllit, James Robert, i cili ka kërkuar që të gjykohet në themel kërkesa e shteteve të Uashingtonit dhe Minesotës për të bllokuar masën.

Në SHBA, “asnjë nuk është mbi ligjin, as presidenti”, ka komentuar vendimin Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson. Vendim që hap një çështje të destinuar sipas ekspertëve të ndryshëm të shkohet deri në Gjykatën e Lartë, por jo para një beteje ligjore të deklaruar tashmë nga Shtëpia e Bardhë,e cila, duke qenë e vendosur të mbrojë urdhrin ekzekutiv të Trump, ka njoftuar për apelim të menjëhershëm.

Padi të ngjashme janë duke u shqyrtuar nga gjykatat edhe në shtete të veçanta, si në Virxhinia, Nju Jork, Masaçusets dhe Miçigan.

Shtëpia e Bardhë e cilëson urdhrin si të ligjshëm dhe brenda Kushtetutës. “Urdhri i Presidentit synon mbrojtjen e vendit me autoritetin dhe përgjegjësinë që ka për të mbrojtur qytetarët amerikanë”, thuhet në deklaratën e administratës së Trump.

Nisma në fjalë e Donald Trump pezullon për 4 muaj programin e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve dhe vendos një bllokim të pakufizuar në kohë për të gjithë refugjatët sirianë dhe një pezullim prej 90 ditësh të vizave për shtetasit e Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit