1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Xhamia pa shtylla mahnitë vizitorët (FOTO)

Më të lexuarat

–Xhamia e sapohapur “Haxhi Firdaus Turkmenoglu” në lindje të Turqisë me bukuritë e saj tërheq vizitorët, por edhe me brendësinë e saj e cila nuk ka asnjë shtyllë mbajtëse, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjala është për xhaminë në rrethin Ipekyolu e cila kohët e fundit u hap për lutjet. Sipërfaqja e xhamisë është 650 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1,200 persona.

Xhamia është specifike edhe për nga stili i ndërtimi që paraqet një kombinim të veçantë të tre stileve arkitektonike.

Hyrja dhe dera e xhamitë reflektojnë stilin arkitektonik të periudhës selçuke, brendia është zbukuruar me kaligrafi të shumta dhe me detaje tipike të epokës osmane, ndërsa mihrabi si pjesë qendrore e brendisë është ndërtuar në stilin klasik arab.

Pjesa e brendshme e xhamisë është specifike për faktin se nuk ka asnjë shtyllë mbështetëse, kështu hapësira për lutje është e gjerë dhe e rehatshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit