3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Xhamia me emër të krishterë merr vëmendjen e turistëve

Më të lexuarat

Xhamia e Gjin Aleksit është një xhami, monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri. Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet në destinacion turistik përvizitorët e huaj.

E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.

Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.

Këto objekte religjioze janë kthyer në destinacion shumë të pëlqyer për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.

Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi, që po financohet me fonde të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ajo po kthehet në një kuriozitet të përditshëm për vizitorët vendas e të huaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit