9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Këshilla dhe udhëzime të përftuara nga surja “El-Bekare”

Më të lexuarat

Këshilla dhe udhëzime të përftuara nga surja “El-Bekare”

“Thuaju: “Nëse banesa e botës tjetër tek Allahu është vetëm për ju, dhe për askënd tjetër prej njerëzve, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë.”[1] El-Bekare, 94

Sa herë që njeriut i shtohen mëkatet aq më shumë i shtohet atij shkujdesja ndaj vdekjes dhe përkujtimi i saj.
“Por ata nuk kanë për ta dëshiruar kurrë atë (vdekjen) për shkak të asaj që kanë vepruar duart e tyre, e Allahu është më se i Dijshëm për të padrejtët.” El-Bekare, 95

Atë që Allahu Madhëruar e do edhe engjëjt e duan atë.
“Thuaju:[2] “Kushdo që është armik i Xhibrilit, dhe padyshim se ai (Xhibrili) e zbriti atë (Kuranin) në zemrën tënde (o Muhamed) me lejen e Allahut…” El-Bekare, 97

Ki kujdes që mos të bëhesh armik i evlijave (të dashurve) të Allahut të Madhëruar. Ngase Allahu Lartësuar e armiqëson atë që armiqëson evlijat e Tij.
“kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë padyshim se Allahu është armik i mohuesve.” El-Bekare, 98

Të punuarit me ajetet:

-Përpilo një plan dhe vendos në të çdo vepër të mirë të madhe, e cila të shtyn të përmallohesh për botën Tjetër.

“Thuaju: “Nëse banesa e botës tjetër tek Allahu është vetëm për ju, dhe për askënd tjetër prej njerëzve, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë.”[3] El-Bekare, 94

-Lute Allahun e Madhëruar që të kesh përfundim të mirë dhe për përmallim për takimin me Të.

-Rifreskoje listën e miqve dhe shokëve të tu dhe përpiqu që të shtosh në të çdo kënd që mendon se është prej të dashurve të Allahut të Madhëruar.

“kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë padyshim se Allahu është armik i mohuesve.” El-Bekare, 98

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar përforcon të dërguarin e Tij me prova kundër çifutëve bashkëkohës të tij dhe nxjerr në shesh të fshehtat e rabinëve dhe dijetarëve të tyre, të cilët pretendonin se ishin bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij. Me këtë ajet, atyre që ishin në dyshim për çështjen e çifutëve iu bë e qartë gënjeshtra, mashtrimi dhe armiqësia e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut, dhe triumfoi fjala e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij, e cila vazhdon të triumfojë kundër ithtarëve të çdo feje tjetër. Ibën Abasi radijAllahu anhu transmeton: “Sikur çifutët ta kishin dëshiruar vdekjen, do të kishin vdekur menjëherë.” Tefsiri Taberiut

[2] Ibën Abasi radijAllahu anhu thotë: Kur çifutët e pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për shumë gjëra dhe ai iu përgjigj për to ashtu siç ishte edhe tek ata, me përjashtim të “Xhibrilit”, i cili tek çifutët ishte sjellës dënimi dhe ndëshkimi, dhe jo sjelljës i shpalljes dhe mëshirës. Kur i Dërguari i Allahut i njoftoi ata se Xhibrili ishte sjellësi i shpalljes së Allahut, i ndëshkimit të Tij dhe i mëshirës së Tij, ata thanë: “Ai nuk është sjellës i shpalljes dhe as i mëshirës. Ai është armiku ynë!” Atëherë, Allahu e zbriti këtë ajet për t’i përgënjeshtruar ata. Tefsiri Taberiu.

[3] Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar përforcon të dërguarin e Tij me prova kundër çifutëve bashkëkohës të tij dhe nxjerr në shesh të fshehtat e rabinëve dhe dijetarëve të tyre, të cilët pretendonin se ishin bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij. Me këtë ajet, atyre që ishin në dyshim për çështjen e çifutëve iu bë e qartë gënjeshtra, mashtrimi dhe armiqësia e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut, dhe triumfoi fjala e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij, e cila vazhdon të triumfojë kundër ithtarëve të çdo feje tjetër. “Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “Sikur çifutët ta kishin dëshiruar vdekjen, do të kishin vdekur menjëherë.” [Taberiu].

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit