4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Xhamia më e madhe në Ballkan është në përfundim

Më të lexuarat

Në një artikull nga “TornosNews” kushtuar ndërtimit gjigand në Tiranë, thuhet se projekti i ndërtimit të Namazgjasë së Xhamisë së Madhe në kryeqytet po ecën me ritme më të shpejta nga çfarë ishte parashikuar.

E inauguruar në vitin 2015 nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ky projekt do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

maxresdefault

Xhamia që kushton rreth 30 milionë euro është financuar nga Diyanet, institucioni për ‘Çështje Fetare’ dhe do të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme që 5,000 njerëz të falen njëkohësisht.

Me një sipërfaqe prej 20,000 metra katrore kjo xhami u mundëson myslimanëve që në ditë festash luteshin jashtë, tashmë të falen brenda dyerve të xhamisë.

great-mosque-tirana-mosque-which-currently-being-built-tirana-albania-xhamia-e-madhe-e-tiranës-namazgâh-96349568

Xhamia do të jetë pjesë e një kompleksi islamik në zemër të qytetit, brenda së cilit do të vendosen sallat e konferencave, ekspozitave, bibliotekave dhe muzeve.

Screenshot_6

Gjatë çeljes së punimeve Ergodan theksoi:

Kjo xhami do të ndërtohet me kontributin dhe ndihmën e popullit turk. Afërsia e kësaj xhamie me kishën dhe prania e muzeut të bashkëjetesës, që do të ndërtohet përveç kësaj xhamie, tregon diversitetin dhe harmoninë që ekziston në Shqipëri.”

xhamia-e1490197610660-780x439

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit