10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Porta kryesore e Afrikës përsëri në duart e Turqisë!

Më të lexuarat

Me kërkesë të presidentit turk Recep Tayip Erdogan që Sudani t’ia jap Turqisë ishullin e Suvakinit, kërkesë kjo të cilën e bëri dje përgjatë fjalimit të tij në parlamentin sudanez, Sudani sot ka vendosur që këtë ishull strategjik t’ia jap prapë Turqisë. Restaurimin dhe menaxhimin e ishullit do ta bëjë Turqia. Ishulli Suvakin gjindet në Detin e Kuq në anën e Sudanit. Dikur ka qenë porti detar kryesor i Afrikës, dhe porta veriore kryesore e gjithë Kontinentit të Zi.

 

Në vitin 1517 kur Sulltan Selim Yavuzi pushton Egjiptin, ishulli Suvakin kalon nën adrministrimin osman, dhe për 400 vjet rresht ka shërbyer si porti më i rëndësishëm i osmanlinjëve dhe vendkalimi i të gjithë haxhinjëve që vinin nga bota për në Qabe. Rëndësinë strategjike dhe ekonomike që e kishte për shekuj për osmanlinjtë, tani e tutje mund ta ketë për Turqinë dhe Sudanin.

 

Në vitin 1882, kur Egjipti pushtohet nga britanezët, ishulli i mirret Perandorisë Osmane dhe kalon nën administrimin britanik deri në vitin 1923. Sipas Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, ishulli i ipet në shfrytëzim Egjiptit, ndërsa nga viti 1956, kur Sudani shpallë pavarësinë nga pushtimi britanez, Suvakini përfundimisht i kthehet Sudanit.

Mustafa Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit