Xhamia Al Manaar në Perëndim të Londrës ka hapur dyertë për njerëzit që po kërkojnë banim pas zjarrit që kaploi ndërtesën Grenfell në Londër.
Xhamia e cila është vetëm pak minuta larg nga ndërtesa po ashtu është duke dhënë ushqim dhe ujë.
Xhamia ka shkruar në rrjetet sociale:
“Xhamia Al-Mannar dhe Qendra kanë hapur dyertë për të gjithë për të gjithë që janë prekur nga zjarri në Ndërtesën Grenfell. Çdo kush i çfarëdo feje ose edhe pa fe, është i mirëseardhur që të vijnë pushojnë, flejnë dhe të pinë ujë e të hanë ushqime. Stafi Al-Manner dhe vullnetarët do të mundohen të shpërndajnë ujë, ushqime dhe gjëra të tjera të domosdoshme për vendin e prekur nga zjarri.
Mendja jonë dhe lutjet tona janë për ju në këto kohë të vështira.”/KohaIslame.com/