12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Nënat e sulltanëve osmanë

Më të lexuarat

Nënat e sulltanëve osmanë

Përpara pak ditësh pasi publikova një tabelë mbi Valide Sulltanat e Perandorisë Osmane, ku shumë veta u ngatërruan dhe kujtuan se po flisja për sulltanët osmanë. Për të shmangur keqkuptimet dhe njëkohësisht për të bërë sqarime të mëtejshme po ju jap një material të shkurtër mbi Valide Sulltanat- Nënat e Sulltanëve, që sunduan në një hapësirë prej tre kontinentesh, dhe krijuan një model shteti shumë-etnik, shumë-fetar dhe që pati shumë suksese në politikat e brendshme dhe të jashtme, duke iu imponuar Evropës, Azisë dhe Afrikës. Nga 33 nëna sulltanësh vetëm 6 prej tyre janë turke, një mendohet të jetë e tillë, ndërsa të gjitha të tjerat janë të kombësive të ndryshme evropiane, ku nga të fundit është edhe Shqiptarja SOFIA e njohur me emrin e saj zyrtar Gjyl-Xhemal ose e thënë në shqip: Shumë e Bukura. Kjo tregon për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe etnike që mbizotëronte përgjatë sundimit osman.

Valide Sulltana – Nëna Mbretëreshë, titull i lartë që jepej në Perandorinë Osmane, grave të sulltanëve, të cilat arrinin të lindnin princin trashëgimtar, I cili më pas do të hipte në fron. Nëna e sulltanit gëzonte privilegje të veçanta. Ajo kishte pallatet e veta dhe shpurën shoqëruese, si dhe gëzonte të ardhura që merreshin nga çifligjet që ishin në dispozicion të saj. Në shumë raste Valide Sulltana gëzonte edhe ndikim të madh te sulltani, saqë merrte pjesë në vendimet perandorake. Ka pasur 36 sulltanë të Perandorisë Osmane në 21 breza. Në fillimet e veta përdorej titulli Bej dhe më pas është përdorur titulli Sulltan, i cili vjen nga arabishtja. Përgjatë 623 viteve të historisë së sulltanëve ata ishin anëtarë të së njëjtës shtëpi, e njohur si Shtëpia e Osmanit. Valide Sulltana ka qenë titulli i nënës së sulltanit sundues. Ato nëna që vdiqën përpara se të hipnin bijtë e tyre në fron nuk e morën kurrë titullin e Valide Sulltanes, si p.sh., Hyrremi, Hatixhe Muazezi, Emine Mihri-Shah, Rabija Shermi dhe Nyhet-Seda. Nga ana tjetër njerkat, të cilat nuk ishin nënat biologjike, por që i rritën princat trashëgimtarë, mamatë e të cilëve kishin vdekur morën titullin Valide Sulltana, si p.sh. Aishja, Sanijeperver dhe Rahime Perestu e morën këtë titull. Kështu që ka pasur Valide Sulltana, që nuk kanë qenë nëna, dhe ka pasur nëna që nuk kanë qenë Valide Sulltana. Në përfundim mund të thuhet se titulli Valide Sulltana për nënat e sulltanëve osmanë mund të përdoret vetëm nëse ato nëna e kanë fituar titullin e Valide Sulltanes.

Emri zyrtar i nënës së sulltanit Emri i birit të saj Emri i lindjes Etnia- Kombësia Titulli dhe periudha
Halime Osman I Halime Turke
Malhun Orhan Mala Turke
Nilyfer Murati I Holofira Greke –Bizantine
Gyl-Çiçek Bajazidi I ? Greke –Bizantine
Devlet Mehmeti I Devlet Turke –Kytahja
Emine Murati II Emine Turke –Elbistani 1421-1449 Valide Hatun
Hyme Mehmeti II Hatixhe Alime Turke Kastamonu 1444-1446 Valide Hatun
Sitë Mykrime Bajazidi II Mykrime Turke Elbistan
Gjyl Behar ose Aishe Selimi I Kyl Behar ose Aishe Trepizonda ose Turke Elbistani
Hafsa Sulejmani I Aishe Hafiza Tartare Krimeje 1520-1534 Valide Sulltana
Hyrrem Selimi II Aleksandra Lisovska- Rokselana Rutheniane – Ukrainë
Nur Banu Murati III Cecilia Venier Baffo ose Rakela Veneciane e Parosit, Ishujt Ciklades- Venecia 1574-1583 Valide Sulltana
Safije Mehmeti III Sofia Baffo Veneciane e Korfuzit- Ishujt Jonianë, Venecia 1595-1603 Valide Sulltana
Handan Ahmed I Helena Greke 1603-1605 Valide Sulltana
Mah-Firuze Hadixhe Osman II Evdoksia Greke 1618-1620 Valide Sulltana
Mah-Peiker Kësem Murati IV Ibrahim Anastasia Greke-Tenos Ishujt Ciklades, Venecia 1623-1648 Valide Sulltana
Turhan Hatixhe Mehmeti IV Nadia Rutheniane –Ukrainë 1648-1682 Valide Sulltana
Saliha Dil Ashub Sulejmani II Katerina Serbe 1687-1689 Valide Sulltana
Hatixhe Muazezi Ahmed II Eva Hebreje Polake
Mah Pare Umetullah Rabija Gyl-Nush Mustafa II –

Ahmed III

Evmania Voria Kretase, Venecia 1695-1715 Valide Sulltana
Saliha Sebkatë Mahmud I Aleksandra Greke 1730-1739 Valide Sulltana
Shah Suvar Osman III Maria Serbe 1754-1756 Valide Sulltana
Emine Mihri-Shah Mustafa III Zhanet Nashe de la Bazory Franceze
Rabija Shermi Abdyl-Hamidi I Ida Kovaç Hungareze
Mihri Shah Selimi III Anjeze Gjenoveze 1789-1805 Valide Sulltana
Aishe Sine Mustafa IV Sonja Bullgare 1807-1808 Valide Sulltana
Nakshidil Haseki Mahmud II Aime dy Buk de Riveri Franceze 1808-1817 Valide Sulltana
Bezmi-Alemi Abdyl-Mexhid I Suzana Hebreje Gjeorgjiane 1839-1853 Valide Sulltana
Pertev Nihali Abdyl-Aziz Besëme ose Hasna Vllahe – Rumune 1853-1876 Valide Sulltana
Sheuk-Efza Murat V Vilma Gjeorgjiane
Tirë-Myjgan Abdyl-Hamiti II Virgjinia Armene
Gjyl-Xhemal Mehmeti V Sofia Shqiptare
Gjyl-Ishtu Mehmeti VI Henrieta Çerkeze
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit