5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Xhamia 640-vjeçare u harrua nga institucionet, shndërrohet në vatër të prostitucionit e drogës

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli ka alarmuar sot gjendjen në të cilën ndodhet xhamia e vjetër 640 vjeçare në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo xhami që ka shumë vjet që ka nisur të rinovohet por nuk është përfunduar është bërë “qendër e prostitucionit”. Gjigolli u shpreh se xhemati kërkon llogari për këtë xhami.

Ndërkohë, drejtori i Policisë rajonale të Kosovës, Rexhep Sijarina, u shpreh se ka pasur disa raste që janë raportuar, ku policia ka shkuar në vend të ngjarjes dhe se personat e kapur janë trajtuar në raste të veçanta. Sijarina bëri të ditur se xhamia e cila po rinovohet një kohë të gjatë është lënë pa përkujdesje.

Përfundimi i renovimit të kësaj xhamie është premtuar në vazhdimësi nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës, shkruan SHENJA. Kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, në fushatën zgjedhore për kryetar të Prishtinës në vitin 2013, theksonte se kishin realizuar projekte të shumta për restaurimi të objekteve, sikur është Hamami i Prishtinës, pastaj Xhamia e Qarshisë ose, siç njihet ndryshe, Xhamia e Gurit.

Ai theksonte se në mandatin që do ta fitonte do të përfundonte projektin për konservim të tërësishëm të pjesës së vjetër të qytetit të Prishtinës. Megjithatë, pas shumë vitesh, pas shumë premtimesh xhamitë e vjetra që u morën përsipër për t’u renovuar nga Komuna e Prishtinës dhe insitucionet tjera përgjegjëse nuk u realizuan. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit