-1.7 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Wilders:Në Parlamentin e Holandës dhe në kabinet duhet të ketë vetëm holandezë

Më të lexuarat

“Ky është parlamenti i Holandës. Këtu duhet të ketë vetëm holandezë. Nuk dua turq, marokenë ose suedezë në këtë parlament”, deklaroi Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë, Geert Wilders.

Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë, Partia për Liri (PVV), Geert Wilders, mbrojti qëndrimin e tij se në Parlamentin e Holandës dhe në kabinet duhet të ketë vetëm holandezë.

“Ky është parlamenti i Holandës. Këtu duhet të ketë vetëm holandezë. Nuk dua turq, marokenë ose suedezë në këtë parlament. A nuk kam të drejtë ta them këtë? Ky është vendi im”, tha Wilders në një fjalim të mbajtur në parlament.

Wilders, i cili kundërshtoi faktin që deputetët ose ministrat të kenë shtetësi të dyfishtë, u shpreh se në vend të besnikërisë ndaj dy shteteve, ata duhet të jenë besnik ndaj vendit në parlamentin e të cilit janë pjesëtarë.

Ndërkohë, kjo deklaratë tërhoqi reagime të mëdha në parlament.

“Kush është holandez e kush jo, vendos kushtetuta e vendit, e jo Wildersi. Shtetësia e dyfishtë nuk tregon asgjë për besnikërinë e një personi ndaj shtetit. Besnikëria i një individi mund të matet nga sjelljet e tij”, tha Tunahan Kuzu, lideri politik i Partisë Denk, e cila është formuar nga turqit në këtë vend.

Kuzu theksoi se është Wilders ai që duhet ta shqyrtojë besnikërinë e tij.

“Në të kaluarën, Wilders është gjendur më shumë në Ambasadën e Izraelit sesa në shtëpinë e tij. Kjo gjë tërhoqi aq shumë vëmendje, saqë Agjencia Holandeze e Inteligjencës u detyrua ta hetojë këtë gjendje”, shtoi Kuzu.

Ndryshe, PVV në programin e saj partiak kishte premtuar mbylljen e xhamive në vend, ndalimin e Kuranit dhe shfuqizimin e lejeqëndrimit të refugjatëve.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në muajin mars, PVV arriti të sigurojë 20 ulëse në kuvend dhe të bëhet partia e dytë më e madhe politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit