Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera furrat japin bukë pa para për skamnorë
Këto bukë nuk janë për shitje. Ato do të dhurohen falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që nuk kanë mundësi t’i blejnë.
E këtë e kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.
Deri në 5 bukë mund t’i marrin të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale.
Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramzanit.
Ai thotë se brenda ditës i japin deri në 700 bukë.
Së në Vushtrri ka nevojtarë për bukë, e pranon edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Sylejman Meholli.
Muaji i Ramazanit ka aktivizuar edhe qytetarët e Mitrovicës.
Një grup prej tyre ka siguruar fonde që të japë nga 5 bukë në ditë për skamnorët.
Ai thotë se nëse marrin donacione, do të dhurojnë ushqime edhe pas ramazanit.
Edhe në qytetet tjera organizohen aktivitetet të tilla përmes së cilave u ndihmohet familjeve që nuk kanë.