16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ushtarët izraelitë vranë palestinezin Muhammed Mekdad në ditëlindjen e tij

Më të lexuarat

Forcat izraelite vranë të paktën 62 palestinezë dhe plagosën rreth 3.000 të tjerë që morën pjesë në demonstratat masive në Gaza, të organizuara në shenjë proteste kundër zhvendosjes së Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Kuds dhe në shënimin e “Nakba”-s (Fatkeqësia e Madhe). Në mesin e palestinezëve të vrarë ishte edhe Muhammed Abdurrahman Mekdad, i cili u vra nga ushtarët izraelitë më 14 maj, në ditëlindjen e tij të 28-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi për vrasjen e Muhammed Mekdad ka prekur thellë kusherirën e tij Heba Mekdad, e cila jeton në Konya të Turqisë. Nëna e dy fëmijëve, e cila ka përfunduar studimet në një nga universitetet në Konya, në një bisedë për AA kujtoi kushëririn Muhammed, i cili ishte djali i xhaxhait të saj.
“Kushëriri im kishte diplomuar për inxhinieri elektrike. Ai nuk arriti të gjejë punë në Rripin e Gazës, prandaj merrej me bujqësi. Ai ishte fëmija më i vjetër në familjen e xhaxhait tim. Unë mësova se ai mori pjesë në demonstratat kundër vendimit për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds. Pas kësaj mora lajmin se ai ishte vrarë në ditëlindjen e tij”, tha Heba.

Ajo shtoi se Muhammedi sapo ishte martuar dhe kishte lënë gruan e tij.

“Jeta në Gaza është e vështirë. Çdo shtëpi ka një dëshmor. Çdo palestinez ëndërron që Kudsi dhe xhamia Al-Aksa një ditë të jetë e lirë. Fëmijët rriten me këtë besim dhe shpresë. Kushëriri im e flijoi jetën në këtë rrugë. Jemi të pikëlluar, por njëkohësisht edhe të lumtur, pasi ra dëshmor. Allahu e shpërbleftë me Xhehnet”, tha Heba me lotë në sy.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit