“Ekipi i vullnetarëve” ka marrë pjesë në punimet riparuese të dy shkollave në rajonin Dibër
DIBËR (AA) – Në kuadër të pjesës së dytë të projektit “Programi i Shkëmbimit të Përvojave Maqedoni 2017”, i cili zhvillohet nën koordinim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Turqisë (TRT) dhe Anadolu Agency (AA), “ekipi i vullnetarëve” ka marrë pjesë në punimet riparuese të dy shkollave në rajonin Dibër, në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një pjesë e grupit të përbërë nga 31 studentë nga të cilët 17 janë vajza të cilët arsimohen në universitete të ndryshme të Turqisë kanë marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Mustafa Kemal Atatürk” në fshatin Gorencë, ndërsa pjesa tjetër e grupit në shkollën fillore “Necati Zekeriya” në fshatin Elevca që ndodhet në të njëjtin rajon.
Studentja në Universitetin “İstanbul Şehir”, Ebru Aracı e cila është një prej pjesëmarrësve në “Programin e Shkëmbimit të Përvojave Maqedoni 2017”, në një deklaratë për AA ka vënë në dukje se në kuadër të punimeve që kanë kryer në Maqedoni kanë krijuar miqësi shumë të bukura dhe ka shprehur dëshirën që kanë patur për të kontribuar sadopak në arsimimin e vëllezërve që ndodhen në këtë vend.
“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi sot këtu nëpërmjet TIKA-s. Shpresojmë që këto projekte të llojit të përgjegjësisë sociale të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Në Turqi kryejmë shumë projekte të përgjegjësisë sociale në fusha të ndryshme. Mendoj se rritja e projekteve të ngjashme të përgjegjësisë sociale do të jenë më frytdhënëse edhe për ne në lidhje me krijimin e urave”, është shprehur Aracı, duke vënë në dukje se janë njohur me njerëz shumë të mirë në Maqedoni.
Ndërsa Elif Şen, një pjesëmarrëse tjetër në punime pasi ka rikujtuar thënien e kryetarit të TIKA-s Serdar Çam i cili i ëstë shprehur se “Zekati nuk është vetëm një mbështetje financiare, por në të vërtetë ai nënkupton ndarjen e rinisë, emocioneve, arsimit me dikë tjetër”, ajo ka theksuar se “Ndodhemi këtu për të përmbushur këtë detyrë. Aktualisht ndodhemi në një shkollë fshati, ku do të kryejmë punimet riparuese. Në ditët e kaluara kemi përfunduar riparimin në shtëpinë përkujtimore muze Ali Rıza Efendi, babait të Ataturk-ut.”
Gjithashtu edhe Bayram Sezer, student në universitetin Gedik të Stambollit, ka vënë në dukje se kanë marrë pjesë në këtë program për ti ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve që ndodhen në këtë vend dhe lidhje me punimet që kanë kryer në Maqedoni tha se “Kemi qenë të pranishëm në fshatin Koxhaxhik. Ishte me të vërtetë shumë bukur, ku kemi përjetuar edhe njëherë historinë tonë. Këtu kemi vërejtur se Turqia është më e madhe se Turqia. Jemi ndjerë krenarë që ne këtu kemi parë valëvitjen e flamurit turk.”
Studentët në kuadër të programit i cili do të vazhdojë deri më 28 gusht, do të marrin pjesë në punimet e lyerjes me bojë të kangjellave në Muzeun e Shtëpisë Përkujtimore të Ali Rıza Efendi në fshatin Koxhaxhik, dhe të ndërtesave të një konvikti për meshkuj, shkollave Mustafa Kemal Atatürk në fshatin Gorenca, Necati Zekeriya në fshatin Elevca, Koço Racin në fshatin Gjopçeli dhe të Koço Racin në fshatin Kurtamzali.