6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vuçiq: Nuk do ta njohim pavërsinë e Kosovës as de fakto, as de jure

Më të lexuarat

“Unë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka dorëzim. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de fakto, as de jure”, tha presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës as de fakto, as de jure, raporton Anadolu.

Duke folur para qytetarëve në Vranjë, Vuçiq adresoi çështjen e Kosovës.

“Unë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka dorëzim. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de fakto, as de jure”, tha presidenti serb.

Në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit