1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiç pas takimit me Palmer dhe Lajçak: Besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën

Më të lexuarat

Pas vizitës në Kosovë Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, sot ndodhen në Beograd, ku janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb e ka vlerësuar takimin si të mirë, duke theksuar se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën. Vuçiç beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.null

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit