7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Masakra në Gaza dhe deklaratat e Biden për “ Tulsa-n”, pse diskriminimi racor nuk kufizohet brenda shteteve

Më të lexuarat

Dy javë pas përfundimit të luftës midis Izraelit dhe Gazës,  Joe Biden u bë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që njohu masakrën e Tulsa në shtetin amerikan të Oklahoma, ku një shekull më parë, një turmë e bardhë vrau rreth 300 afro-amerikanë.

Reflektimi i tij i zymtë në Tulsa – të cilin ai e përshkroi si një mizori  pasqyroi heshtjen mbi masakrën në Gaza dhe bllokimin e përpjekjeve ndërkombëtare të administratës së tij për të ndaluar sulmet ajrore që vranë më shumë se 250 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë, raporton abcnews.alnull

Lufta kundër shtypjes raciste në SHBA dhe kolonializmi jashtë vendit kanë funksionuar së bashku historikisht gjatë shtypjes së njerëzve më ngjyrë në SHBA dhe në kontinentin Afrikan.Por, siç e ka pranuar edhe ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, këto janë të lidhura ngushtë me luftën kundër shtypjes diku tjetër.

Çerek shekulli më parë, me rastin e ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, dhe vetëm gjashtë vite pas përfundimit zyrtar të aparteidit në kombin e tij, Mandela deklaroi se liria e afrikanëve me ngjyrë nuk ishte e “plotë” pa lirinë e palestinezëve ”.

Mandela tha se nuk ishte njerëzore nëse ata do të ishin të lirë dhe të qëndronin indiferentë ndaj çështjes së Palestinës. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që po bën administrata e Biden. Dhe  është një qasje që është refuzuar nga lëvizja Black Lives Matter, e cila ka mbështetur  palestinezët dhe angazhimin “për t’i dhënë fund kolonializmit në të gjitha format”.null

Vrasja e George Floyd dha një shtysë për një lëvizje globale për të adresuar trashëgiminë e kolonializmit,  dhe duhet të jetë në vëmendjen e të gjithëve, siç bëri Mandela. Thelbi i kësaj është që sistemi i shtypjes raciste nuk kufizohet brenda kufijve kombëtarë. Ajo përfshin të gjithë globin, duke riprodhuar të njëjtat pabarazi raciale në nivelin ndërkombëtar, raporton abcnews.al

Është i njëjti sistem që ka krijuar një nënklasë globale të kombeve me ngjyrë, “më pak të zhvilluar” të nënshtruar nga kombet “e zhvilluara” dhe kryesisht të bardhëve të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Ajo pasqyrohet në dëshirën për të ruajtur epërsinë e SHBA-së si një hegjemon global dhe demonizimin e vendeve, si Kina dhe Irani, që perceptohen si një sfidë. E njëjta gjë ndodhi edhe me masakrën e Tuslës, ku askush nga autorët nuk u ndoq penalisht dhe në vend të kësaj u akuzuan njerëzit me ngjyrë. Palestinezët e ndjejnë vetën fajtor për bombardimin e Izraelit për faktin se ata sulmuan me raketa. Rezistenca e tyre  duhet të jetë thelbi për të justifikuar shtypjen e tyre.

Njohja e vonuar e Biden e masakrës në Tulsa si një akt  terrorizmi supremacist dhe njohja e realitetit të racizmit sistemik në SHBA është e zbehtë ndërsa ai shpërndan dëmshpërblimet për viktimat dhe shpërbërjen e strukturave.

Adresimi i padrejtësisë racore  nuk duhet të përfshijë vetëm amerikanët me ngjyrë.  Protestat e shumta dhe masakrat që SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë kanë mbështetur në “zhvillimin” e kombeve në të gjithë globin – nga Amerika Latine në Lindjen e Mesme meritojnë njohje të ngjashme si aktet e terrorizmit supremacist të bardhë.

Natyra raciste e sistemit ndërkombëtar, e mishëruar në pabarazinë e kryera nga institucione si Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, duhet të vendosë pengesa strukturore duke filluar nga trashëgimia e nënshtrimit racist kolonial.

Diçka e tillë do të shmangte vrasjen dhe shtypjen e palestinezëve. Siç tha Mandela, “duke ndihmuar popullin e  Palestinës, ne tregojmë që jemi pjesë e një njerëzimi”. 

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Nga Patrick Gathara, Aljazeera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit