3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiç: Ja ç’e pret Serbinë javën e ardhshme…

Më të lexuarat

Presidenti serb, rol vetëviktimizuesi përballë ndërkombëtarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret presionin më të madh nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nga java e ardhshme.

Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se kohët e fundit janë publikuar artikuj kundër tij dhe Serbisë në CNN, Rheinische Post, Berliner Zeitung dhe FAZ dhe ka vlerësuar se ishte një fushatë e organizuar, transmeton Tanjug.

“Janë publikuar gjashtë shkrime me të njëjtën përmbajtje. E shihni se kjo është një fushatë e organizuar, një përgatitje për atë që do të vijojë nga java e ardhshme. Pres presionin më të madh deri tani për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. E shihni se duan të më izolojnë në skenën politike, që të mbetem vetëm”, ka shtuar Vuçiç.

Ai tha se mund të shihet se si po mbyllet rrethi rreth tij në Serbi.

“Situata në Ukrainë është e tillë që tani është e qartë se nuk mund ta mposhtni lehtë Rusinë. Shumëkush prisnin pas ofensivës së Izyum që Ukraina do të fitonte lehtësisht, dhe nuk kishte asgjë të tillë. Tani është mjaft e qartë. Prandaj është e rëndësishme të forcohet fronti kundër Rusisë dhe prandaj presionet do të rriten dhe nuk ka rëndësi që ata kanë ende një shkëmbim tregtar shumë më të madh me Rusinë sesa Serbinë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se Serbia do të përpiqet të ruajë pozicionin e saj.

“Në çdo rast, ne do të përpiqemi për të ruajtur politikën tonë, do të përpiqemi të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën e politikës sonë… Nëse do t’ia dalim mbanë në këtë, mbetet për t’u parë”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit