Kushti që Shaip Kamberi i vendosi presidentit serb
Shaip Kamberi, njeriun që përfaqëson shqiptarët në parlamentin serb, tha nuk është opsion që lista “Vazhdon lufta politike e shqiptarëve”, të cilën ai e kryesonte në zgjedhjet e dhjetorit, të jetë pjesë e Qeverisë së re të Serbisë.
Ai tha se duhet fillimisht të zbatohet një plan politik shtatëpikësh dhjetëvjeçar për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore.
Kamberi u tha gazetarëve para ndërtesës së Presidencës në Beograd se ka marrë një premtim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç se plani do të zbatohet, por mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndërmarrë qeveria e re e Serbisë.
“Nuk është normale që shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në të gjitha institucionet shtetërore, në nivel lokal dhe rajonal dhe të na kërkohet të përfshihemi në qeveri”, tha Kamberi pas konsultimit me Vuçiçin për mandatin për përbërjen e qeverisë së re. .
Të hënën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç filloi konsultimet për një kandidat për kryeministër të ardhshëm, pas zgjedhjeve të dhjetorit në të cilat Partia e tij Progresive Serbe (SNS) fitoi shumicën në parlament.
Vuçiç, duke njoftuar fillimin e konsultimeve javën e kaluar, tha se do të bisedonte “me këdo që e dëshiron”, pasi koalicioni kryesor opozitar i qendrës së majtë të Serbisë (SPN) njoftoi se nuk do t’i përgjigjet thirrjes, duke kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të cilat i pretendon të vjedhura. /tesheshi.com/