0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiç: Është vetëm mit, Kosova është e jona

Më të lexuarat

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sonte se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën dhe se është populli ai që do të vendosë në fund.

Gjithashtu, Vuçiç ka thënë: “është vetëm mit se Kosova është e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”.

“Është se gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se nevojitet një qasje racionale, pragmatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke krijuar më shumë besim midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu vendosmëri më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur Beogradin dhe Prishtinën në mënyra të ndryshme për të arritur një zgjidhje kompromisi.

“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiç në televizionin “Euroneës Serbia”.

I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe.

“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit