7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si t’i kompensoj namazet që më kanë ikur, me qëllim ose nga harresa?

Më të lexuarat

Young Muslim Man Making Traditional Prayer To God While Wearing A Traditional Cap Dishdasha

Pyetje:

Më kanë ikur (nuk i kam falur) disa namaze, prej tyre më kanë ikur nga harresa e disa nuk i kam falur me qëllim.
A lejohet që kur fali namaz farz pas tij të kompenzoj namazet tjera që i kam lënë pa i falur, apo më mjafton të pendohem tek Allahu?

***

Përgjigje:

Nëse namazet e lëna pa falur të kanë ikur si shkak i harresës apo gjumit, atëherë duhet t’i kompenzosh namazet e ikura, të rënditura apo me rradhë njëra pas tjetrës, deri t’i kompenzosh të gjitha namazet e ikura.
Muhamedi ﷺ ka thënë: “Kush ka harruar ta falë namazin apo e ka nxënë gjumi, kompenzimi i tij është të falë namazin kur i kujtohet.” (Muslimi: 684).
Nëse nuk i ke falur namazet qëllimisht dhe numri i tyre është i madhë, atëherë kompenzimi i tyre ty të sjellë shumë vështirësi.
Në këtë rast, mendoj se ti duhet vetëm të pendohesh tek Allahu dhe t’i kthehesh namazit, ta ruash namazin si dhe të mos i lësh pa i falur namazet në vijim.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit