4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vritet një palestinez nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë tha se një 20-vjeçar u vra pranë qytetit Qalqilya në veri të Bregut Perëndimor
Një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se një 20-vjeçar u vra pranë qytetit Qalqilya në veri të Bregut Perëndimor.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se ushtarët hapën zjarr ndaj një palestinezi në një tentativë të supozuar për goditje me thikë në një pikë kontrolli ushtarak pranë vendbanimit Kedumim.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e forcave izraelite.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite mbylli zonën pas incidentit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit