-5.4 C
Pristina
Thursday, February 9, 2023

Al-Azhar bën thirrje për bojkotimin e produkteve holandeze dhe suedeze

Më të lexuarat

Në deklaratë thuhet se të gjithë muslimanët në botë duhet të tregojnë një qëndrim të fortë kundër sulmeve ndaj Kuranit dhe se duhet të japin përgjigjen e duhur ndaj qeverive të Holandës dhe Suedisë

Institucioni Al-Azhar në Egjipt u ka bërë thirrje të gjithë muslimanëve që të bojkotojnë produktet holandeze dhe suedeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Al-Azhar thuhet se të gjithë muslimanët në botë duhet të tregojnë një qëndrim të fortë kundër sulmeve ndaj Kuranit dhe se duhet të japin përgjigjen e duhur ndaj qeverive të Holandës dhe Suedisë.

Më tej në deklaratë thuhet se është e papranueshme që dy vendet vazhdojnë të mbrojnë “krimet barbare dhe të ulëta të kryera në hijen e një mënyre çnjerëzore dhe jo morale” të cilat i përkufizojnë si “liri e shprehjes”.

Në deklaratë popujve arab dhe atyre muslimanë u bëhet thirrje për bojkotimin e produkteve holandeze dhe suedeze ndërsa theksohet se për këtë çështje duhet të informohen kryesisht fëmijët dhe të rinjtë.

“Këta të devijuar që nuk janë në rrugë të drejtë, nuk mund ta kuptojnë vlerën e kësaj feje për të cilën nuk dinë asgjë dhe ata po provokojnë muslimanët duke përdorur fenë”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se gjuha e vetme që kuptojnë këta persona, është ajo materiale.

Mohammad al-Hasan Al-Dido, kreu i Qendrës për Përgatitjen e Dijetarëve (Tekvin el-Ulema) në kryeqytetin e Mauritanisë, Nouakchott, kishte bërë thirrje për bojkotimin e produkteve suedeze.

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, “Stram Kurs” (Linja e Rreptë), Rasmus Paludan më 21 janar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, kreu provokimin e djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm. Askush nuk u lejua t’i afrohej Paludan-it i cili e kreu këtë akt nën mbrojtjen e forcave të shumta të policisë.

Lideri i lëvizjes raciste “Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit” (PEGIDA), Edwin Wagensveld më 23 janar grisi Kuranin në qytetin e Hagës në Holandë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit