0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vritet në Halep zëdhënësi i DAESH-it, Muhammad al-Adnani

Më të lexuarat

Muhammad al-Adnan, që ishte një nga njerëzit kryesorë të DAESH-it dhe zëdhënësi i organizatës terroriste, u vra të martën në qytetin sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i DAESH-it është vrarë gjatë përleshjeve që u zhvilluan në afërsi të Halepit.

Al-Adnani, rreth vdekjes së të cilit nuk ka shumë detaje, për opinionin ishte i njohur si “zëri i DAESH-it”. Ishte sirian nga Idlibi cili u bashkua me Al Kaedan para më shumë se dhjetë vitesh, dhe pas kësaj iu bashkëngjit DAESH-it.

Ai ishte kreu i propagandës së organizatës terroriste, pasi në qershor të vitit 2014 njoftoi se DAESH-i ka shpallur Kalifatin në rajonin e Irakut dhe Sirisë.

Pentagoni në maj të vitit 2015, tha se do të japë shpërblim prej pesë milionë dollarë për këdo që ofron informacione që shpien në arrestimin e Al-Adnanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit