14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një peshkatare e çuditshme në Gaza: bën biznes aty ku nuk ta pret mendja

Më të lexuarat

Ajo është peshkatarja e parë dhe e vetme në Gaza. E ka mësuar këtë zanat që kur ishte 13 vjeçe dhe e ka vazhduar, pavarësisht paragjykimeve, derisa e ktheu në një biznes për të mbajtur familjen e saj pas vdekjes së babait.

Ka raste që arrin në një fitim prej 800-1000 shekels (210-260 dollarë) në muaj. Pavarsisht mesatares së papunësisë prej më shumë se 40% dhe një rinie e cila dëshiron vetëm të largohet, Kulab-i nuk e ka menduar kurrë të emigrojë sepse familjen e konsideron si përgjegjësi ndërsa peshkimin si pasion.

Shumica e peshkatarëve janë të rrezikuar nga bllokada e përgjithshme që nuk u lejon të peshkojnë përtej një largësie të caktuar, ndërkohë para këtij kufiri, për shkak të ndotjes, ujrat janë gjithmonë të kripura dhe të kapësh diçka është e pamundur.

Mirëpo, optimizmi dhe kurajoja janë shtysa e kësaj biznesmeneje për të ecur përpara. Edhe besimi, natyrisht.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit