Personi që është gjetur i vdekur në një liqen të Erbach-ut, është një shqiptar 19 vjeç.
Bëhet fjalë për një person me vendbanim në landin Nordrhein-Westfalen. Policia konsideron se ai është viktimë e dhunës, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.
Dëshmitarët, në mbrëmjen e të hënës e kishin zbuluar kufomën në një liqen peshkimi në Erbach dhe e kishin alarmuar policinë, transmeton ‘albinfo’.
Po atë natë kufoma ishte nxjerrë nga liqeni. Një obduksion i bërë të martën ka ardhur në përfundimin se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar ndaj tij.
Për shkakun se procedura është në vazhdim e sipër, policia nuk ka dhënë informata më të detajuara lidhur me mënyrën dhe shtrirjen e lëndimeve që ka pësuar viktima.
Sipas njohurive që ka policia, i ndjeri së fundi ka qenë duke banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Westfalen, përcjell Albinfo.ch. Nga mesi i prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut (Baden Württemberg).