1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës

Më të lexuarat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë sonte rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.


“Dy persona janë vrarë, njëri është Astriti”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria. /Telegrafi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit