0 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Vrasja e diplomatit rus na kujton fuqinë e madhe që ka Facebook mbi median

Më të lexuarat

Nëse ju keni një imazh në duart tuaj, harrojeni faqen e parë, do ta postoni atë menjëherë në Facebook.

Pikërisht këtë bëri Associated Press të hënën, menjëherë pas vrasjes së Andrey G. Karlov, ambasadori rus në Turqi. Një i ri qëlloi zyrtarin për vdekje në një ekspozitë arti në Ankara, dhe Burhan Ozbilici i AP-së ka kapur gjithë incidentin e dhunshëm.

Në më pak se dy orë pasi lajmit, llogaria zyrtare e AP-së në facebook shpërndau foton e agresorit që triumfonte për vrasjen e diplomatit.

Ajo u përhap me shpejtësi, duke dëshmuar edhe njëherë ndikimin e pabesueshëm që ka facebook në shpërndarjen e informacionit. Postimi i AP arriti të shihet nga 9 milionë njerëz vetëm gjashtë orë pasi ishte postuar.

Fotoja u shpërnda 45.000 herë, me 5.600 komente dhe 28.000 “reagime” përmes butonit “like”.

Lauren Easton, drejtor i marrëdhënies media të AP-së, tha për Mashable se faqja në facebook kishte arritur të fitonte 21.000 ndjekës më shumë.ankara-550x427

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit