15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ende nuk u janë zëvendësuar Galaxy Note 7 mbi 140,000 konsumatorëve

Më të lexuarat

Në shumë vende, Samsung pati vendosur që të ndërpresë shitjen e Galaxy Note 7, në mënyrë që të mbrojë konsumatorët, për shkak të problemit me shpërthimin e baterisë.

Shumicës së konsumatorëve, në gjithë globin, tashmë i janë zëvendësuar Galaxy Note 7 të tyre, por duket se një pjesë e vogël e konsumatorëve ende janë duke pritur që të marrin telefonat e rinj, transmeton Koha.

Sipas një raporti të ri nga Koreja e Jugut, një pjese të vogël të konsumatorëve ende nuk u janë zëvendësuar telefonat e tyre në shtëpinë e Samsungut.

Në këtë raport thuhet se në Kore janë shitur përafërsisht 950,000 Galaxy Note 7 dhe pothuajse 140,000 telefona me defekt ende qëndrojnë tek konsumatorët, pavarësisht nga fakti se Samsung është duke ofruar një program shkëmbimi për këta telefona. Kjo do të thotë se gati 15 për qind e konsumatorëve në Korenë e Jugut ende nuk kanë marrë telefonat e rinj në këmbim.

Në shumë tregje, Samsung ka lansuar përditësimin e softuerit për të parandaluar defektet që i pati Galaxy Note 7.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit