3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vlera e Ulu Xhami ne Bursa te Turqisë

Më të lexuarat

Vend ku koha ndal – Ulu Xhami…
Në një kohë që jeta ne Bursa vazhdon dhe ecën me hapa galopant,kjo ndërtesë e vjetër ka mbetë simboli i një periudhe të shenjtë. Si ditën e parë edhe sot me dashuri dhe qetësi i pret misafirët e saj. Është zemra dhe shpirti i këtij qyteti,Ulu Xhamia…
Sulltani i asaj kohe,Yilldërëm Bejaziti,para se të niset për luftë i drejtohet me një dua të sinqertë Allahut dhe betohet se nëse do ta fitojë këtë luftë,do të ndërtojë 20 xhami. Dhe fjalën e dhënë sigurisht që e mban. Ndërtoi një xhami madhështore me 20 kupola…
Kur filloi ndërtimi i kësaj xhamie, a thua e ka imagjinuar Yilldërëm Bejazit Hani që ka për të qënë një ndër 5 xhamitë më të rëndësishme të botës islame?! A thua e ka imagjinuar që në mimberin e kësaj xhamie do të fillonte te shkruhej vepra më e madhe për sulltanin e sulltanëve Muhammedin (a.s)?! A thua e ka imagjinuar që në këtë xhami do të shkelin këmbët e shumë besimtarëve?!
3 vite zgjati ndërtimi i saj dhe në vitin 1399 në një dite të xhuma,me një ceremoni ashtu siç i ka hije kësaj ndërtese madhështore u bë inagurimi i saj. Hutben e parë pati nderin ta drejtojë njëriu i dashur i Bursës i njohur me emrin Somunxhu Baba,i cili foli për tefsirin e 7 ajeteve të sures Fatiha. Xhemati mbeti i magjepsur prej këtij hatibi dhe nga modestia e madhe që kishte ky njëri u detyrua të largohej nga qyteti. Dita kur u hap për ibadet Ullu Xhamia ishte dita kur u largua Somunxhu Babai nga Bursa.
Imami i parë i kësaj xhamie Sulejman Çelebiu, gjatë mbajtjes së vazës në mimber shprehet e thotë që të gjithë pejgamberët e Zotit janë të barabartë dhe një pjesë e xhematit reagojnë kundër kësaj fjale. Me qëllimin e mirë,që të tregojë veçantitë dhe vlerën e madhe të pejgamberit të fundit të Zotit, Muhammed Mustafasë fillon shkrimin e veprës më të madhe të asaj kohe,e cila u bë e njohur në të gjithë vendin dhe jo vetëm, Mevlidit Sherif. Vepër kjo e shkruar në vitin 1409.
Kjo xhami ka një planimetri drejtkëndëshe,me gjatësi 55m dhe gjërësi 69m, është vazhdimi i traditës së Omerit (r.a) në ndërtimin e xhamiave të mëdha për tu shërbyer besimtarëve për tubimin në ditën e xhuma. Për ndërtimin e saj është vënë në dispozicion 5000m2.

Përshtati dhe përktheu: Hoxhë Vullnet Pishtari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit