21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

VLERA E DITURISË DHE DIJETARËVE

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
” Allahu do t’i lartësojë besimtarët që janë prej jush, e veçanërisht dijetarët do t’i ngrisë në shkallë të lartë. E, Allahu di çdo gjë që punoni.” (Muxhadele: 11).
أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ الْآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ ۗ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ
” (A më i mirë është ky) apo ai që bën lutje natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet (nga dënimi) i jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij…? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Vetëm mentarët i pranojnë këshillat!.” (Zumer: 9).
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kujt ia të mirën Allahu, ia mundëson mêsimin(kuptimin e thellë) e fesë.” (Shënon: Buhariu- 1/164(kapitulli mbi diturinë, Muslimi- 13/67, dhe Tirmidhiu e transmeton nga Ibn Abasi. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih).
” Kush ndjekë rrugën e kërkimit tê diturisë, atij Allahu ia lehtëson rrugën për në Xhenet.” (Shënon: Muslimi- 17/21-22(kapitulli mbi dhikrim dhe duanë), Tirmidhiu- 10/115(kapitulli mbi diturinë), Ebu Davudi- 10/73(kapitulli mbi diturinë) dhe Ibn Maxhe- 225(në parathënien e tij), Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen).
Nuk ka dyshim se dituris e dërgon njeriu tek Allahu nga rruga mê e shkurtë, prandaj ai i cili ndjekë rrugën e diturisë, ai do të arrijë tek Allahu dhe tek xheneti nga rruga më e shkurtër.
Dituria e udhëzon njeriun në errësirat e xhahiljetit(injorancës), dyshimeve dhe dilemave të ndryshme. Prandaj, Allahu e ka emërtuar librin e Tij(Kur’anin),-“dritë”.
Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thênë: ” Allahu nuk e merr diturinë, duke e marrë nga gjoksat e njerêzve, por Allahu e merrë diturinë duke i marrë ulemaja(dijetarët). Dhe kur të mos mbetet asnjë dijetarë, njerëzit do t’i llogarisin udhêrrëfyes të tyre injorantët(xhahilat, të paditurit). Njerëzit i pyesin kurse ata u përgjigjen pa dituri, kêshtu e hedhin në devijim veten e tyre, por edhe të tjerët i devijojnë(pêrmes fetvave të gabuara).” (Shënon: Buhariu- 1/234(kapitulli mbi diturinë), Muslimi- 16/223-224(kapitulli mbi diturinë).
E kanë pyetur Ubade ibn Samitin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rreth këtij hadithi, e ai ka thënê: ” Nêse dëshiron të tregoj se cila nga llojet e diturisë është ngritur e para prej njerëzve, atëherë dije se ajo êshtë përulja-hushui).
Ubadeja ka thënë kështu, sepse dituria ndahet në dy pjesë: Dituria e cila le gjurmë në zemrën e njeriut: dituria mbi Allahun, Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Allahut(këto shkaktojnë pêruljen para Allahut, madhêrimin, dashurinë, shpresën, frikërrespektin dhe mbështetjen tek Allahu).
Kjo është dituria e dobishme pêr të cilën Abdulla ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tha: ” Më të vêrtetë ka disa njerëz që e lexojnë Kur’anin, mirëpo ky lexim nuk e kalon as fytin e tyre(nuk depërton në zemra), por(nêse kalon fytin e tyre) nêse zë vend dhe depërton tek zemra, atêherë(leximi i Kur’anit) bën dobi.”
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk lejohet të kemi xhelozi pêrveç ndaj dy personave: Njeriut që Allahu i ka dhênê pasuri dhe ai(at pasuri) e harxhon në të vêrtetën, dhe njeriut që Allahu i ka dhënë urtêsi dhe ai gjykon me të dhe e zbaton atë(në të vêrtetën).” (Shênon: Buhariu- 3/99-100(kapitulli mbi diturinë), Muslimi- 6/97-98(kapitulli mbi namazin e udhëtarit).
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Dunjaja u takon katër lloje të njerëzve: 1. Njeriut që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe dituri. Ai i frikêsohet Allahut se si e shfrytëzon pasurinë, dhe kujdeset(i ndihmon me ushqime, para) pêr farefisin e tij, i dinë detyrat e tij karshi Zotit tê vet në pasurinë e tij. Ky êshtê njeriu me pozitë më të mirë tek Allahu. 2. Njeriut që Allahu i ka dhuruar dituri, por s’i ka dhuruar pasuri, andaj ky thotë: Po të kisha pasur pasuri edhe unë do veproja si filani. Ky do të shpêrblehet mbas nijetit që e ka në zemrën e tij. Kêta të dy janë të barabartë saiperket shpërblimit tek Allahu. 3. Njeriut qê Allahu i ka dhuruar pasuri, mirëpo nuk i ka dhuruar dituri. Ky njeriu e harxhon pasurinë e tij pa kontrroll, nuk i frikësohet Allahut në pasurinë e tij, nuk kujdeset (nuk i ndihmon) farefisit tê tij, e as qê i di dinë obligimet e tij karshi Allahut në pasurinë e tij. Ky është njeriu me pozitê më të keqe tek Allahu. 4. Njeriut që Allahu nuk i ka dhuruar dituri e as pasuri, e ky thotë: Po të kisha pasuri do veproja si ai qê ka pasuri(do harxhojs pasurinê ku kënaqet Allahu). Ky do tê shpërblehet nga Allahu sipas qëllimit që ka në zemrën e tij. Kurse në mëkat janë të njejtë(të barabartë). (Shënon: Tirmidhiu- 9/199-200(kapitulli mbi zuhdin), Ahmedi- 4/230-231 dhe ibn Maxhe- 4228(kapitulli mbi zuhdin). Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih, kurse Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).
Imam Ahmedi,- Allahu e mêshiroftë!,- ka thënë: ” Njerëzit kanë nevojë më shumë për t’u pajisur me dituri, sesa të pajisen me ushqim dhe pije. Sepse pêr ushqim njeriu gjatê ditës ka nevojë vetëm një apo dy herë, kurse për dituri njeriu ka nevojë pêr aq sa frymon në këtë botë(deri çastin e vdekjes).”
Sufjan ibn Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: ” Njerëzit me pozitë më të lartê janë ata që qëndrojnê mes Allahut dhe njerëzve, e kêta janë pejgamberët dhe uelemaja(dijetarët).”
Dhe në fund!
Një poet thotë:
“Krenaria u takon vetëm dijetarëve Sepse dijetarët i udhëheqin njerëzit drejtë udhëzimit të vërtetë Vlera e kujtdo êshtë ajo që di ta bëjë veprën mirë Kurse të paditurit janë armiqtë e dijetarëve Nxito dhe fitoje diturinë dhe jeto i gjallë e përgjithmonë me të(diturinë) Nuk ka dyshim se njerëzit janë të vdekur, kurse dijetarët janë të gjallë( edhe nëse vdesin ata janë të gjallë me diturinë, shkrimet, librat dhe ligjeratat e tyre).”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë.
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit