Vjedhja
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Laviri që kryen imoralitet nuk është besimtar derisa ta kryejë atë, dhe as hajduti që vjedh nuk është besimtar për sa kohë që vjedh, dhe as pijaneci që pi verë nuk është besimtar për sa kohë që e pi atë.”
Ibn Shahab ka thënë: “Më është treguar nga Abdul-Malik b. Ebu Bekr b. Abdur-Rahman; se Ebu Bekri transmeton nga Ebu Hurejra, i cili shton: As grabitësi që grabit një send të çmuar që tërheq vëmendjen e njerëzve nuk është besimtar për sa kohë që kryen këtë veprim.”
Rryshfeti
Abdullah b. Amr transmeton: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mallkoi atë që jep rryshfet dhe atë që e pranon atë.
Ebu Umame transmeton se Profeti i Shenjtë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i bën një rekomandim vëllait të tij dhe (ky i fundit) i ofron një dhuratë për këtë, dhe ai e pranon atë, ka hyrë në një derë të madhe të kamatës” (dmth. ka kryer një veprim që përfshin kamatë).